E Shtunë, 31 Tetor 2026

Durres 60 vjec prostitute

Policia e Durrësit ka arrestuar dy 60-vjeçarë dhe po heton në gjendje të lirë pesë persona të tjerë nën akuzën e prostitucionit në rrethana rënduese.

Të ndaluarit janë shtetasit Nadmir Mehmeti, 60 vjeç, i cili bashkëjetonte me shtetasen me iniciale L.V. e së njëjtës moshë. I ndaluari e shfrytëzonte 60-vjeçaren për prostitucion, duke siguruar edhe klientelën.

Nën akuzë në gjendje të lire janë edhe 5 persona të moshës nga 50 deri në 70 vjeç, që paguanin shuma nga 200 deri në 500 lekë për të kryer marrëdhënie seksuale. Ata ndodheshin në banesë kur u kapën nga policia.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›