E Diel, 1 Nëntor 2026

Kledi Kadiu në filmin biografik “Anija e ëmbël”

Balerini shqiptar Kledi Kadiu kthehet serish fuqishëm në skenën italiane. Është deklaruar disa ditë më parë se do të prezantojë Takimin Ndërkombëtar të Artit Kinematografik në Venecia, një film dokumentar “jashtë konkursit” me titull “Anija e ëmbël”.

Subjekti tregon pamje, dëshmi dhe video të një repertori, pikërisht ajo që u ndodh mbi 20 mijë klandestinëve shqiptarë që zbresin në brigjet italiane më 8 gusht 1998. Në këtë kohë, në udhëtimin Vlorë-Bari, një tregtar i vjetër i viteve 70-të ndodhej në këtë anije se bashku me vetë Kledin. Në filmin autobiografik, balerini do të interpretojë vetën e tij, duke treguar kështu atë që ka provuar në momentin që tashme u bë historik për të dhe vetë Shqipërinë.

Në shtypin italian ka deklaruar se “Kujtoj gjithçka të asaj dite. Doja të prekja lirinë, të pija një Coca Cola, të cilën nuk e kisha provuar kurrë. Por për tre ditë pasi ndodhi gjithçka, jemi riatdhesuar dhe në shtëpi jam kthyer me një çantëz bosh”.

“Anija e ëmbël” në fakt duket se i ka të gjitha kartat në tavolinë për të qenë një film i mirë, jo sepse merret nga një fakt kronike, por mbi të gjitha edhe për ndihmën e dy agjencive të mëdha të filmit Indigo Film dhe Apuila Film Commission.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›