Vdes Scott McKenzie, këngëtari i "San Francisco-s"

Scott McKenzie, këngëtari që interpretoi këngën “San Francisco (Be Sure to Wear Flowers in Your Hair),” e cila u bë hit në vitin 1967, gjatë festivalit “Summer of Love” të qytetit, ka ndërruar jetë. Ai ishte 73 vjeçar.
Një deklaratë në uebfaqen e McKenzit njofton se ai ka vdekur të shtunën në Los Angeles.
McKenzie ka pasur probleme shëndetësore dhe që nga viti 2010 është shtruar disa herë në spital.
“San Francisco” është shkruar nga Xhon Fillips, lideri i grupit të viteve të ’60-ta, The Mamas and the Papas.
Por, McKenzie e ka kënduar atë dhe ajo u bë si një himn për lëvizjen e viteve të ‘60-ta.