Durrës, 60-vjeçarja gjendet e vrarë, dyshohet për hakmarrje
DURRES-Një ngjarje e rëndë është shënuar sot në qytetin e Durrësit, në lagjen nr.4, ku një grua është gjetur e vdekur brenda një garazhdi, jashtë makinës së saj.
Sipas burimeve të policisë, viktima është e moshës 60-vjeçe, e identifikuar si Mira Dede, dhe është nëna e Ervis Dedës, i vrarë gjatë një atentati tek "Shkëmbi i Kavajës", në qershor të vitit 2012.
Viktima fillimisht është gjetur nga një banor i pallatit, ku ka shkuar për të nxjerrë automjetin e tij, më pas është njoftuar policia, e cila mbërriti menjëherë në vendngjarje bashkë me një grup ekspertësh të Prokurorisë së Durrësit.
Pas hetimeve paraprake, dyshohet se vrasja mund të jetë bërë për motive hakmarrjeje, por nuk perjashtohen edhe konfliktet e pazgjidhura pas varsjes së djalit, në drejtim të bizneseve te tij.
Nga konstatimet e para gruaja mendohet se është vrarë me mjete të forta dhe ka plage të shumta në kokë. Dëshmitarë nga vendgjarja, bëjnë të ditur se ngjarja ka ndodhur gjatë kthimit të saj në banesë dhe dyshohet se personat, të cilët më pas e kanë vrarë e kanë ndjekur atë deri në parkimin e automjetit.
Sipas dëshmive 60-vjeçarja i ka rënë borisë së makinës për rreth 15 min. Policia ndëkrokohë ka nisur hetimet, dhe po merr ne pyetje të afërm dhe fqinjët e 60-vjeçares.
(m.s/BalkanWeb) Lidhje te tjera Krujë, burri vret gruan në kasollen e bagëtive, vetëdorëzohet në polici