Durrës, 60-vjeçarja gjendet e vrarë në një garazhd, dyshohet për hakmarrje
DURRES-Një ngjarje e rëndë është shënuar sot në qytetin e Durrësit, në lagjen nr.4, ku një grua është gjetur e vdekur brenda një garazhdi, jashtë makinës së saj.
Sipas burimeve të policisë, viktima është e moshës 60-vjeçe, e identifikuar si Mira Dede, dhe është nëna e Ervis Dedës, i vrarë gjatë një atentati tek "Shkëmbi i Kavajës", në qershor të vitit 2012.
Viktima fillimisht është gjetur nga një banor I pallatit, ku ka shkuar për të nxjerrë automjetin e tij, më pas është njoftuar policia, e cila mbërriti menjëherë në vendngjarje bashkë me një grup ekspertësh të Prokurorisë së Durrësit.
Pas hetimeve paraprake, dyshohet se vrasja mund të ketë motive hakmarrjeje, për shkak se gruaja kishte plagë të rënda në kokë, dhe mendohet se është vrarë me mjete të forta.
Ndërkohë që në polici i pari që ka dëshmuar është banori që e gjeti të vrarë në garazhd, më pas janë marrë në pyetje edhe familjarët e gruas, për një konflikt të mundshëm që mund të ketë pasur.
(m.s/BalkanWeb)