E Diel, 1 Nëntor 2026

Oferta që la ‘pa mend’ Krastën, 300 mijë euro në ekranin e ri

TIRANE - Lajmi se Adi Krasta nuk do të jetë prezantuesi i “Dancing With The Stars” pas një oferte marramendëse të bërë nga “Agon Channel”, trazoi jo pak ujëra në Shqipëri. E siç ndodh gjithmonë në të tilla raste, filloi të përflitej edhe shifra, për të cilën Krasta tha se ishte e paturpshme.

Plot 300 mijë euro në vit mendohet t’i ketë premtuar drejtuesi i “Agon Channel” moderatorit Krasta, i cili do të mbajë në këtë televizion edhe rolin e drejtorit artistik. Thënë ndryshe, 25 mijë euro në muaj, një shifër kjo vërtet e çmendur, duke marrë parasysh pagesat në tregun shqiptar.

Pas këtij largimi të Krastës nga “Vizion Plus”, kanë nisur të komentohen edhe emrat që do të zënë vendin e tij në “Dancing With The Stars”, por deri tani asgjë nuk është zyrtare.

(er.nu/Bluetooth/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›