Durrës/ Aksident, një i vdekur e dy të plagosur

Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin rrugor Durrës-Shijak, ku për pasojë një person ka gjetur vdekjen dhe dy të tjerë janë plagosur. Viktima është 17-vjeçari, Bruno Seriani, i cili ishte pasagjer në makinën me targa të huaja që doli jashtë rruge. Ndërkohë që dy të plagosurit e tjerë janë Aleks Sulejmani 16-vjeç i cili drejtonte automjetin, dhe Fitim Bare po ashtu 16-vjeç që ka marrë plagë të lehta.