Kuçi: Diskutimet për sovranitet janë mbyllur
Diskutimet për sovranitetin e Kosovës janë mbyllur. Kështu është shprehur zv/kryeministri Hajredin Kuçi pas mbledhjes së Qeverisë së Kosovës, ku sipas tij bisedat mes EULEX-it dhe Beogradit janë të nivelit teknike.
"Mendoj që Qeveria e Kosovës është duke përcill gjendjen, nuk janë raportet e tensionuara Qeveri-EULEX. Unë edhe sot kamë pas takimit me z. Kermabo dhe mendoj që çdo protokoll nuk mund të nënshkruhet pa një pëlqim paraprak të institucioneve kompetente të Kosovës", ka thënë Kuçi.
Ndërsa, sa i përket asaj se a do ta jap qeveria pëlqimin e nënshkrimi të ndonjë protokolli mes EULEX-it dhe Beogradit, ai ka thënë se për çështjet që kanë të bëjnë me ligjshmërinë brenda për brenda territorit, nuk do të ketë këtë pëlqim.
Ai ka shtuar se mund të ketë kontakte me Tiranën me Podgoricën, Shkupin dhe me Beogradin për luftimin e terrorizmit e krimin e organizuar, dhe për çështje tjetra, por çështjet që i prekin sovranitetin e brendshëm kanë përfunduar.