Mediu pret ambasadorin izraelit ne Tirane

Kryetari i Partisë Republikane Fatmir Mediu ka pritur në ambjentet e kësaj force politike ambasadorin fuqiplotë të Izraelit në Tiranë, David Cohen. Z. Mediu e ka njohur atë me iniciativat e Partisë Republikane, me programin dhe kontributin që jep kjo parti në parlament dhe koalicionin qeverisës. Në detyrën e ministrit të Mjedisit, Mediu e ka njohur ambasadorin Cohen me punën e bërë nga ky dikaster në përafrimin e legjislacionit në fushën e mjedisit, pyjeve dhe ujrave si dhe nismat për përmirësimin e mjedisit. Ministri Mediu ka vlerësuar eksperiencën e Izraelit në cështjen e ujërave të ndotur, duke e konsideruar atë si një shembull edhe për Shqipërinë. Nga ana e tij ambasadori i Izraelit ka shprehur interesin e tij dhe të vendit që përfaqëson në lidhje me zhvillimet politike në këtë prag fushate. Z. Cohen ka vlerësuar gjithashtu rolin kyc që ka Shqipëria në stabilitetin dhe fqinjësinë e mirë në rajon.