E Diel, 1 Nëntor 2026

Komuniteti Mysliman u merr1 hektar reparteve ushtarake

$(function() { // Basic carousel, no options $('#foo0_banner_dx4').carouFredSel(); // Basic carousel + timer $('#foo1_banner_dx4').carouFredSel({ items : 1, direction : "down", auto : { easing : "elastic", duration : 2000, pauseDuration: 25000, pauseOnHover: true } }).find(".slide").hover( function() { $(this).find("div").slideDown(); }, function() { $(this).find("div").slideUp(); } ); }); .list_carousel_banner_dx4 { width: 636px; height:100px; overflow:hidden; } .list_carousel_banner_dx4 ul { margin: 0; padding: 0; list-style: none; display: block; } .list_carousel_banner_dx4 li { width: 636px; height: 100px; padding: 0; margin: 0; display: block; float: left; } TIRANE - Komuniteti Mysliman është bërë pronar i një sipërfaqe truall afro 1 hektar në Sauk të Tiranës. Me propozimin e zëvendëskryeministrit dhe ministër i Arsimit dhe Shkencës, Këshilli i Ministrave vendosi dje kalimin në pronësi, pa shpërblim, Komunitetit Mysliman të Shqipërisë për institucion të arsimit të lartë në pronësi të tij, të sipërfaqes së lirë prej 7.300 m2, pjesë e batalionit të vëzhgimit ajror dhe të sipërfaqes prej 2.300 m2, pjesë e Qendrës së Formimit Policor, të dyja në Sauk.

Kjo hapësirë jepet për t’u përdorur për nevoja të këtij komuniteti. Komunitetit Mysliman të Shqipërisë qeveria i ndalon ndryshimin e destinacionit dhe tjetërsimin e pronësisë së sipërfaqeve përkatëse, të përmendura më sipër.

Vendimi ka hyrë menjëherë në fuqi. Këshilli i Ministrave ka ngarkuar ministrinë e Arsimit dhe Shkencës, Komunitetin Mysliman të Shqipërisë, Agjencinë e Inventarizimit dhe Transferimit të Pronave të Paluajtshme dhe kryeregjistruesin e Pasurive të Paluajtshme për zbatimin e këtij vendimi.

Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 22.08.2013
 
Redaksia Online
(b.m/shqiptarja.com)

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›