E Diel, 1 Nëntor 2026

Durrës, Burri dhunohetsistematikisht nga gruaja

$(function() { // Basic carousel, no options $('#foo0_banner_dx4').carouFredSel(); // Basic carousel + timer $('#foo1_banner_dx4').carouFredSel({ items : 1, direction : "down", auto : { easing : "elastic", duration : 2000, pauseDuration: 25000, pauseOnHover: true } }).find(".slide").hover( function() { $(this).find("div").slideDown(); }, function() { $(this).find("div").slideUp(); } ); }); .list_carousel_banner_dx4 { width: 636px; height:100px; overflow:hidden; } .list_carousel_banner_dx4 ul { margin: 0; padding: 0; list-style: none; display: block; } .list_carousel_banner_dx4 li { width: 636px; height: 100px; padding: 0; margin: 0; display: block; float: left; } DURRËS - Dhuna brenda familjes nuk ndalet. Por, këtë herë pre e dhunës është bërë një burrë nga qyteti bregdetar i Durrësit. Për të nga ana e forcave të policisë është urdhëruar marrja në mbrojtje. Për 39-vjeçarin nga qyteti i Durrësit është plotësuar kërkesë-padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershëm.

Ky i fundit dhunohej sistematikisht nga bashkëshortja 35-vjeçare me inicialet E.B., e cila ushtronte edhe presion psikologjik ndaj bashkëshortit. Sipas policisë bashkëshortja e tij E.B nuk lejohet që t’i afrohet banesës së burrit, ta kërcënojë ose ta dhunojë. Ky është rasti i dytë brenda kësaj jave për një mashkull që kërkon mbrojtje nga bashkëshortja e tij.

Por sërish nga statistikat rezulton se femrat vijojnë të jenë objekti kryesor i dhunës në familje. Në pjesën më të madhe të rasteve ato zgjedhin të falin bashkëshortët duke mos bërë padi. Por në dy rastet e mëposhtme situata ka degjeneruar dhe asnjëra nga dy shtetaset nuk ka mundur dot më të durojë dhe pranojë dhunën dhe ofendimet. Mësohet se një shtetase 48-vjeçare ka kërkuar mbrojtje nga bashkëshorti i saj G.A., 53 vjeç, i cili ushtronte dhunë fizike dhe psikologjike ndaj saj.

Ndërkohë që rasti i dytë ka objekt kryesor vjehrrën, e cila dhunonte nusen e saj. Nga ana e forcave të policisë bëhet me dije se mes vjehrrës dhe nuses ka pasur konflikte të shpeshta për pronësinë e banesës, ku jeton familja. Nusja 32-vjeçare është paraqitur në polici duke denoncuar vjehrrën e saj për dhunë. E paditur është vjehrra me inicialet H.V., 61 vjeçe. Ndërsa bëhet me dije se vjehrra për shkak të konflikteve të pronësisë kërcënonte dhe dhunonte sistematikisht nusen e saj 32-vjeçare.

Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 21.08.2013
 
Redaskia Online
(b.m/shqiptarja.com)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›