Durres Dako peticion kunder termocentralit

Kundër ndërtimit të TEC-it është shprehur edhe kandidati demokrat për Bashkinë e Durrësit Ferdinand Xhaferaj i cili ka dalë kështu kundër qeverisë Berisha që ka miratuar ndërtimin e parkut energjitik, reagimi i të cilit ka ardhur pas ftesës së kandidatit Vangjush Dako për t’u bërë pjesë e nismës duke e nënshkruar atë.
Ndërtimi i termocentralit me qymyr nga kompania italiane ENEL në Durrës është kundërshtuar nga komuniteti durrsak, megjithatë ndërtimi ka marrë miratimin në KRRT-në e Këshillit të Qarkut dhe në Qeveri në kuadrin e masterplanit të zhvillimit të integruar të zonës energjitike dhe industriale në veri të qytetit bregdetar, ndërtim që konsiderohet nga ambjentalistët si një investim që do të çojë në degradimin e mjedisit dhe të turizmit.