Nderpritet Trieste-Durres

Kompania “Agemar”, e vetmja e liçensuar për linjën që lidh Triesten me Durrësin, na konfirmon se ka ndërprerë të gjitha lundrimet drejt portit shqiptar.
Nuk jepet asnjë shpjegim tjetër dhe nuk bëhet asnjë parashikim se kur linja do të rivendoset.
Na këshillojnë të udhëtojmë nga Ancona, ku prej pak kohësh shërbimi i është bërë sërish i rregullt, pas një ndërprerjeje pa paralajmërim.
Nëse nisja bëhet nga jugu i Italisë, gjendja nuk është më e mirë.
Nga 9 prilli linja e përditshme Brindizi-Vlorë e kompanisë “Hellas Ferry Lines” nuk funksionon.
Në sportel na shpjgojnë se tragetet janë në Libi dhe se mendohet që linja të rivendoset nga 10 maji, por nuk është e sigurt.
Kjo gjendje, përveç dëmit të madh që po i sjell trafikut të pasagjerëve, që në këtë periudhë festash është më i madh, po dëmton edhe qarkullimin e mallrave e agjencitë doganore të dy vendeve.