Durres Gjendet varka e shpetimit te marinareve turq por jo trupat
Kapitaneria e Portit te Durresit ka njoftuar zyrtarisht rreth ores 1700 se eshte gjendur nje prej varkave te shpetimit te anijes turke qe u mbyt disa dite me pare pas perplasjes me tragetin e pasagjereve Ankara. Varka eshte gjetur 43 milje nga vend i perplasjes nderkohe qe anija turke Barbarosa vijon kerkimet per anijen dhe trupat e marinareve ne nje rreze prej 5 deri ne 10 kilometra. Varka e shpetimit u gjet rastesisht nga nje anije mallrash qe ishte nisur nga Trieste ne Shqiperi. Pavaresisht kesaj prove anija gjigante turke Barbarosa po vijon kerkimet ne ujerat nderkombetare per gjetjen e trupave te marinareve. Anija turke Barbarosa e cila ka disa dite qe gjendet ne portin e Durresit ka rinisur kerkimet per gjetjen e 8 trupave te zhdukur te ekuipazhit te anijes Reina 1 e cila u fundos 6 dite me pare rreth 20 milje larg bregdetit ne ujerat nderkombetare. Burimet nga Kapitaneria e Portit te Durresit duke iu referuar Edmond Doracit thane se ne operacionin e kerkimit rinisur diten e hene rreth ores 0730 eshte angazhuar edhe anija shqiptare Iliria. Eumlshte dita e peste e kerkimeve per 8 anetaret e ekuipazhit te anijes turke nderkohe qe autoritetet portuale dhe Kapiteneria e Portit thone se shpresat per gjetjen e tyre jane te pakta pasi ka patur dallge dhe forca e detit dhe e eres ka qene mbi 5 balle. Anija turke Reina 1 u mbyt 6 nete me pare ne detin Adriatik per shkak te perplasjes me tragetin e linjes Bari - Durres Ankara. Burimet nga Kapitaneria e Portit te Durresit thae ndoshta qysh kesaj jave do te nise hetimi nderkombetar nga pala turke e cila kerkon specialistet e detarise nga KE-ja ku nuk perjashtohen edhe specialistet tane te cilet kane dhene kontributet e tyre edhe ne fushen e aksidenteve detare vitet e fundit. Krahasuar me fundjaven deti dje ishte me i qete por pavaresisht kesaj Kapitaneria e Portit tha parashikohet serish nje rritje e forces se eres dhe detit por megjithate operacioni nga Barbarosa do te vazhdoje ndoshta edhe kesaj jave.