Oficeri i SHISH gjendet i djegur
Gjendet i djegur ne makinen e tij oficeri i SHISH-it Esat Coba. Trupi i pajete i 49-vjecarit eshte gjetur sot pas mesnate rreth ores 0100 ne plazhin e Currilave ne Durres. Sipas bluve te qytetit bregdetar automjeti tip Opel Corsa i Cobes eshte sperkatur me benzine pastaj eshte djegur.
Kane qene familjaret e ketij te fundit qe kane denoncuar zhdukjen e tij ne polici. Policia e ka lokalizuar me pas duke gjurmuar sinjalet e telefonit te tij.
Hetimet per kete ngjarje te rende vazhdojne ndersa policia dyshon se Coba mund te jete vetevrare. Keto dyshime i perforcon edhe nje mesazh tekst qe i ka derguar te birit ne telefon.
Sic deklaron policia ai njihet si nje person qe nuk ka pasur konflikte. Trupi pritet ti nenshtrohet ekspertizes mjeko-ligjore.
MESAZHI
Para vdekjes ai i ka derguar nje mesazh ne celular djalit te tij ku shkruante Behu i forte ji gjithmone krenar mbeshtetu tek nena jote. Caje te ardhmen vete. Ky mesazh tekst ka mberritur ne telefonin e te birit ne oren 18 30 te dites se djeshme e me pas oficeri i SHIK-ut ka fikur telefonin. Familjaret jane alarmuar pas mesnate kur Esati nuk po kthej ne shtepi dhe kane sinjalizuar policine e cila e gjeti 49-vjecarin te karbonizuar ne makinen e tij.
.