Gjakmarrje e reme per azil politik vihen nen akuze dy krere vendore
Kryetaret e bashkise se Koplikut dhe komunes se Postribes ne Shkoder akuzohen per shperdorim te detyres dhe falsifikim te dokumenteve per personat qe jane ne hasmeri ne Malesine e Madhe me qellim perfitimin e azilit politik ne shtetin belg
Dy drejtues te pushtetit lokal ne Koplik e Postribe jane vene nen akuze nga policia e shtetit per shperdorim detyre dhe falsifikim dokumentesh. Policia e Shtetit ben me dije se kryetari i komunes se Postribes ne Shkoder 62-vjecari Faz Shabaj dhe kryetari i bashkise se Koplikut 45-vjecari Ramadan Likaj akuzohen se kane leshuar vertetime te falsifikuara per persona te ndryshem qe nuk jane ne hasmeri. Ne keto dokumente deklarohet se personat ne fjale jane ne hasmeri me qellim qe ata te aplikonin dhe te perfitonin ne menyre te padrejte azil ne Belgjike. Policia e Shtetit ben me dije se pas pajisjes me keto dokumente shtetasit shqiptare duke perfituar nga levizja e lire pasi kane shkuar ne vendet e zones Shengen kane aplikuar per azil prane organeve kompetente ne keto vende. Ne vijim behet me dije se kerkesat e shqiptareve per azil ishin te shoqeruar me vertetime nga komuna te ndryshme kryesisht te qarkut Shkoder ku vertetohej se ata ishin ne konflikte dhe ne gjakmarrje. Pas verifikimeve te kryera nga strukturat e Policise se Shtetit ne bashkepunim me organet policore belge ka rezultuar se praktikat e dorezuara nga shtetasit shqiptare per te perfituar azil ishin vertetime te leshuara nga komunat ose bashkia Koplik dhe vertetime nga shoqata Misionaret e Paqes dhe Pajtimit te Gjaqeve te Shqiperise me qender ne Shkoder. Nga hetimet e kryera ka rezultuar se ne shumicen e rasteve dokumentet e leshuara nga dy te akuzuarit ishin te falsifikuara pasi personat per te cilet ishin leshuar keto vertetime nuk figuronin te ishin ne hasmeri apo gjakmarrje. Policia e Shtetit ka ne administrim te gjithe dokumentet e sekretarit te shoqates Misionaret e Paqes dhe Pajtimit te Gjaqeve te Shqiperise me qender ne Shkoder. Aktualisht strukturat e Policise se Shtetit vazhdojne hetimet per zbulimin e te gjithe personave te implikuar dhe dokumentimin e veprimtarise se tyre.
Alarmi i Drejtorit te Pergjithshem te Emigracionit dhe Azilit ne Belgjike Fredyy Roosemont
Rasti i mesiperm i venies nen akuze te dy krereve te pushtetit vendor duket se ka vertetuar alarmin e te derguarit nga shteti belg ne Shqiperi Fredyy Roosemont i cili erdhi ne vendin tone per te percjelle shqetesimin e shtetit te tij ne lidhje me rritjen e numrit te kerkesave per azile politike ne Belgjike. Sipas tij shqiptaret binin pre e dokumenteve te falsifikuara dhe e mashtrimit. Fredyy Roosemont Drejtor i Pergjithshem i Emigracionit dhe Azilit ne Belgjike i cili zhvilloi nje vizite ne Shkoder me nje delegacion te Ministrise Federale te Brendshme te Mbreterise se Belgjikes u shpreh se situata e kerkesave per azile politike nga shqiptaret eshte alarmante. Vetem ne 14-ditshin e pare te tetorit jane 161 azilkerkues nga Shqiperia ne Belgjike ndersa gjate dites se hene kane rezultuar 50 azilkerkues. Shifrat jane edhe me tronditese kur 60 e azilkerkuesve rezultojne nga Shkodra 20 nga Tirana 20 nga Kukes. Perfaqesuesi belg nje dite me pare ka takuar Drejtorin e Pergjithshem te Policise se Shtetit Hysni Burgaj. Gjate takimit me te Roosemont-i u shpreh se shqiptaret bien pre e mashtrimeve per te gjetur gjithcka gati ne shtetet e tjera dhe marrin dokumente te falsifikuara duke paguar shuma te konsiderueshme parash.Ne jemi te bindur qe shqiptaret qe vijne ne Belgjike per te kerkuar azil nuk vijne spontanisht. Prapa kesaj dukurie ka nje organizim ka persona te cilet i pajisin me dokumente dhe vertetime false kundrejt shumave te konsiderueshme parash dhe keta njerez bien viktime e mashtrimeve dhe premtimeve te genjeshterta - eshte shprehur Roosemont-i gjate takimit te djeshem. Pikepyetjes se si do te veprohet ne rastin kur ka kerkesa nga azilkerkues te cilet kerkojne mbrojtje nga shteti belg per shkak te fenomenit te gjakmarrjes ne Shqiperi z. Roosemont iu pergjigj se askush nuk mund te pengohet qe te paraqese nje kerkese per azil apo cfaredo qofte ne Belgjike. Por nevojitet qe informacioni te jete shume i sakte per te rritur shanset e pergjigjes qe do ti jepet kesaj kerkese. Per sa i perket gjakmarrjes ne ndodhemi para faktit qe 300-400 shqiptare kerkojne azil ne Belgjike duke nxjerre si arsye fenomenin e gjakmarrjes te gjithe duke paraqitur te njejtin vertetim qe eshte fals. Ne shohim shpesh vertetime me te njejten permbajtje por vetem qe u ndryshohen emra me perkthime te bashkelidhura ne frengjisht apo holandisht dhe cuditerisht perkthimi ka te njejten vule dhe firme origjinale te personit qe ka leshuar edhe dokumentin ne shqip. Duke pasur parasysh kete fenomen dhe numrin e madh te ketyre personave ne syte te gjithe keta shtetas paraqesin dokumente mashtruese. Ndoshta midis tyre mund te kete edhe njerez qe realisht vuajne fenomenin e gjakmarrjes dhe mund te themi qe numri i personave qe paraqesin te tilla vertetime ka arritur ne nje pike kritike. - ka theksuar perfaqesuesi belg. Sipas tij ceshtja e gjakmarrjes eshte nje ceshtje e brendshme e vendit tone dhe i takon policise dhe drejtesise per ta trajtuar. Nderkohe ne takimin e djeshem Drejtori i Pergjithshem i Policise se Shtetit Hysni Burgaj u beri thirrje te gjithe shtetasve shqiptare te mos bien pre e mashtrimeve te ketij lloji per te shkuar dhe kerkuar azil ne Belgjike pasi vec te tjerash ketyre personave u mohohet gjithashtu e drejta per te hyre ne zonen Shengen per 5 vjet. Keta shtetas qe paraqiten me vertetime false per te perfituar azil ne vende te ndryshme regjistrohen ne sistem dhe nuk mund te hyjne ne zonen Shengen per 5 vjet me radhe. Prandaj u bej thirrje te mos bien pre e ketyre elementeve qellimi i te cileve eshte vetem perfitimi material ne dem te tyre. - theksoi Burgaj.
Reagimi i shoqates se Pajtimit Mbarekombetar
Nje dite pas deklarates se Drejtorit te Pergjithshem te Emigracionit dhe Azilit ne Belgjike Fredyy Roosemont lidhur me rritjen e numrit te shqiptareve qe kerkojne azil politik reagoi shoqata e Pajtimit Mbarekombetar. Ne nuk kemi leshuar dokumente te falsifikuara me qellim qe persona te ndryshem te perfitojne azil politik ne vendet e BE-se - eshte shprehur sekretari i shoqates Nikolle Shullani. Shullani sqaron se shoqatat jane bazuar vetem ne dokumentet qe jane te vertetuara nga pushteti vendor i cili ka vertetuar se keta persona kane probleme hasmerie. Gjate reagimit sekretari i shoqates Pajtimit Mbarekombetar deklaroi se shoqata i ka leshuar dokumente vetem atyre familjeve qe nuk kane mundur te arrijne pajtimin e marrjes se gjakut dhe qe vete familjaret kane kerkuar te largohen per tu strehuar ne nje shtet jashte Shqiperise. Ne si shoqate i kemi leshuar dokumente atyre familjeve qe nuk kemi arritur ti pajtojme per gjakmarrje. Letrat qe i kemi leshuar ne i kemi leshuar duke u mbeshtetur ne vertetimin e pushtetit lokal dhe asnjehere nuk i kemi leshuar false - eshte shprehur Shullani.