E Shtunë, 31 Tetor 2026

Durres/ I kercenon me vdekje ne plazh, babe e bir rrahin 27-vjecarin

Babe e bir rrahin bashkefshatarin pasi i kercenoi me jete ne lokalin e tyre ne plazhin e Ishmit ne Durres. Policia vendore ndaloi te tre personat ne konflikt dhe nisi hetimet ne gjendje te lire ndaj tyre per "kanosje" dhe "demtime me dashje ne vetegjyqesi". Te dyshuarit jane Gj. Gj., 23-vjec, P. D., 45-vjec dhe djali i tij K. D., 19-vjec, banues ne Maminas dhe Xhafzotaj. Grindja ka ndodhur mes paleve paraditen e se enjtes, kur Gj. Gj., u ka shkuar dy familjareve ne lokalin e tyre qe gjendej ne "Shen Pjeter" te Ishmit. Konflikti ka qene banal, por 27-vjecari ka thene se do te vriste adoleshentin. Babe e bir e kane ndjekur me vrap dhe ne fshatin Armadh e kane rrahur.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›