E rrihte burri, 22-vjecarja e denoncon ne polici
Durres- Nje 23-vjecar nga qyteti i Durresit akuzohet se ka keqtrajtuar bashkeshorten e tij me te cilen ishte martuar prej disa vitesh. Policia vendore leshoi urdhrin e menjehershem te mbrojtjes per 22-vjecaren me inicialet D. E., nga Berati, e cila ka pretenduar ne kallezimin penal te depozituar ne komisariat se bashkeshorti i saj, E. E., banues ne lagjen nr. 18 Durres, ka ushtruar dhune fizike e psikologjike ne menyre te perseritur pa pasur asnje shkak. Marredheniet mes ciftit ishin tensionuar muajt e fundit, ndersa i dyshuari eshte keshilluar te mos e perserise veprimin pasi rrezikon burgosjen ne qeli.