E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Krimin e bera pasi me braktisi gruaja"

LEZHE- Nuk ka zgjatur me shume se 12 ore arratia e te dyshuarit per krimin e dyfishte ne Shenkoll te Lezhes, ku mbeti i vrare nje 70-vjecar dhe u plagos vajza e tij. Policia vendore rrethoi pas informacioneve te mara ne rruge operative dhe me pas arrestoi pa rezistence, 44-vjecarin Ludovik Murri. Kapja eshte bere ne banesen e motres se tij, ne Tale te Lezhes. Murri akuzohet per vrasjen e ish-vjehrrit te tij, Fran Vuksani dhe plagosjen e gruas, Lindites, 38-vjece. Shkak dyshohet se eshte bere divorci i ciftit dhe braktisja prej disa muajsh e 44-vjecarit nga gruaja, pasi e keqtrajtonte ne menyre te perseritur. Edhe gjate marrjes ne pyetje ka dale kjo piste hetimi, ndersa u sekuestrua edhe arma e krimit, nje automatik tip "Kallashnikov".
Pas arrestimit, Ludovik Murri eshte perpjekur te mbrohet duke thene se gruaja e kishte fyer ate, duke e braktisur dhe thyer kuroren. Megjithese i kishte kerkuar disa here kthimin ne banese, 38-vjecarja e ka refuzuar hapur, duke kerkuar edhe mbrojtje ligjore nga policia dhe gjykata, mbrojtje qe i eshte dhene menjehere. Edhe mbremjen e se merkures jane grindur serish, pasi 44-vjecari ka shkuar ne banesen e ish-vjehrrit ne Shenkoll, duke debatuar dhe kerkuar te hynte brenda. Pas debateve te ashpra deri ne fyerje e kercenime, te pragu i deres ka nxjerre automatikun nga brendesia e xhaketes, duke qelluar mbi bashkeshorten, Linditen. Babai i 38-vjecares eshte perpjekur te mbroje vajzen dhe ka marre pjesen me te madhe te plumbave, duke vdekur ne vend, kurse Lindita ndodhet ne spital ne gjendje te rende.
I dyshuari eshte arratisur nga vendngjarja rreth ores 05:00 te mengjesit te se enjtes, kurse policia nisi kerkimet per kapjen e tij dhe deklaroi shperblimin 500 mije leke per informatorin. Murri u kap i fshehur ne shtepine e te motres ne Tale te Lezhes. Burime zyrtare te policise thane se i dyshuari prej vitesh keqtrajtonte fizikisht dhe torturonte bashkeshorten, e cila disa here ishte ankuar dhe kerkuar mbrojtje ligjore. Dy muaj me pare ajo e kishte braktisur, duke kerkuar strehe tek shtepia e babait. Mesohet se cifti kishte 18 vite martese dhe kishin sjelle ne jete dy femije.
A. Q.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›