E Diel, 1 Nëntor 2026

Durrës: Kapen 3 shqiptarë të kërkuar për drogë nga italianët

DURRES - Struktura Kundër Narkotikëve pranë Sektorit Kundër Krimit të Organizuar në Drejtorinë e Policisë së Qarkut Durrës bëri të mundur dje kapjen e tre shtetasve të shpallur në kërkim nga drejtësia italiane për vepra penale në fushën e narkotikëve dhe pjesëmarrjes në organizata kriminale. Lajmi u bë i ditur sot përmes një komunikate për shtyp.

Në orën 23:10 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit Eni Mullaj, 34 vjec, banues në Durrës, i dënuar më parë për armëmbajtje pa leje. Autoritetet e drejtësisë italiane kanë derguar një Urdhër Arrest të dates 15.12.2006, pasi ky shtetas është dënuar me 30 vite burg për veprat penale te pjesëmarrjes në organizata kriminale dhe trafik të lëndëve narkotike.

Policia gjithashtu arrestoi shtetasin Altin Bejko, 38 vjec, banues në Durrës, i cili është dënuar nga drejtësia italiane me 24 vjet dhe një muaj burg për trafikim të lëndëve narkotike.

Prangat iu vunë edhe shtetasit Xhorxh Deda, 49 vjec, banues ne Durres, pasi është dënuar në Itali me 12 vjet dhe një muaj burg për veprën penale të trafikimit të lëndëve narkotike.

Autoritetet shqiptare kanë nisur procedurat për ekstradimin e tyre drejt Italisë.

(im/shqiptarja.com)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›