E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shkodër, ushtari malazez plagos shqiptarin në kufi

Një shtetas mbeti i plagosur, pasi u qëllua me armë nga ushtari i Malit të Zi, teksa ky i fundit i bëri thirrje të ndalonte.

Policia e Shkodrës bëri me dije se shtetasi Gëzim Drekaj, ka hyrë rreth 300 metra brenda kufirit të Malit të Zi dhe nuk i është bindur urdhrit të togës kufitare për të ndaluar. Ushtari malazez ka hapur zjarr duke e plagosur 36-vjeçarin shqiptar në pjesën e këmbës. Një komision dypalësh pritet të ngrihet për të zbardhur rastin. /Start/

                                                                                             2012-04-06 08:51
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›