E Diel, 1 Nëntor 2026

Durrës: Katër plaçkitës të kosovarëve, në burg

Gjykata e Durrësit vendosi masën e sigurisë “arrest me burg” për 4 të rinjtë të akuzuar për grabitje me armë të turistëve kosovarë në plazhin e Durrësit.

Sipas policisë, 18-vjeçari Jetmir Mera, banues në Durrës; 20-vjeçari Leonard Fierza banues në Shkodër; 18-vjeçari Hasan Toska banues në Bulqizë dhe 17-vjeçari Haki Nuçi, banues në Bulqizë, janë autorë për të paktën katër grabitjeve me armë të pushuesve kosovarë.

Dy ditë më parë sipas përshkrimeve që dhanë pushuesit e grabitur nga Kosova, policia e Durrësit arriti të identifikojë dhe të vërë në pranga grabitësit.

Bandës së grabitësve, në momentin e arrestimit iu është gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale: Një thikë, një pistoletë, si dhe sendet e vjedhura të tre pushuesve kosovarë, portofola, celularë, varëset e floririt etj. Pushuesit nga Kosova u sulmuan në sektorin "Apollonia" të plazhit gjatë kohës që kryenin shëtitje në bregdet./Indeksonline/ 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›