Qytetarët i thonë “JO” Komunës së “Vranjevcit”

Një pjesë e madhe e qytetarëve të Prishtinës nuk e përkrahin idenë e Kryeministrit Hashim Thaçi që lagjja “Kodra e Trimave” të bëhet Komunë.
Sipas një sondazhi që ka bërë gazeta “Zëri”, 76 për qind e tyre e kundërshtojnë këtë ide të kryeministrit, ndërsa vetëm 24 për qind janë pro. Kryeministri Hashim Thaçi në mbledhjen e 18 korrikut të Qeverisë, kishte kërkuar nisjen e procedurave ligjor, në mënyrë që të bëhet Komunë edhe “Kodra e Trimave”.
Kjo, sipas Thaçit, do t’i ndihmonte qytetarët e kësaj lagjeje që të kenë më të lehtë qasjen në administratë dhe shërbimet e tyre të përditshme.
Nga ana tjetër, zyrtarë të LDK-së, duke e kundërshtuar këtë ide, kishin thënë se Thaçin e ka kapluar paniku nga humbja, të cilën, sipas tyre, “e ka të sigurt”. N
dërsa, Glauk Konjfuca nga Vetëvendosje, vendimet e Qeverisë për formimin e komunave të reja, i ka quajtur “kartën e fundit të qeverisjes Thaçi”.
Ndërkaq, ideja e Thaçit për Komunën e “Kodrës së Trimave” e ka përkrahur deri më tani vetëm kandidati i AAK-së për kryetar të Prishtinës, Besnik Tahiri./Zëri/Indeksonline/