Haziri: Korniza ekzistuese ligjore nuk garanton zgjedhje të lira

Shkuarja në zgjedhje me ligj të vjetër dhe pa u përfunduar reforma zgjedhore paraqet një potencial të lartë për përsëritjen e manipulimit të rezultatit zgjedhor.Disa subjekte politike po i druhen manipulimit dhe vjedhjeve të votave në zgjedhjet lokale të 3 nëntorit, transmeton KTV.
Lutfi Haziri, kandidat i LDK-së për komunën e Gjilanit, thotë se me këtë kornizë ligjore nuk garantohen zgjedhje të lira. Me gjithë vëzhgimin ndërkombëtar, sipas Ardian Gjinit, subjekteve politike u takon të angazhohen në ruajtjen e procesit zgjedhor.
E partia në pushtet, PDK-ja nuk merakoset shumë për mungesën e reformës zgjedhore. Derisa Qeveria është e bindur se në pjesën veriore për herë të parë do të mbahet një proces i mirëfilltë zgjedhor, “Vetëvendosje” e vë në pikëpyetje një gjë të tillë. Por organizatat që do të monitorojnë zgjedhor vlerësojnë se KQZ-ja nuk është përgatitur fare për zgjedhjet në veri. Presidentja e vendit, Atifete Jahjaga, në një letër dërguar baroneshës Cathrine Ashton ka kërkuar vëzhgues ndërkombëtarë për zgjedhjet e 3 nëntorit./Indeksonline/