E Shtunë, 31 Tetor 2026

Durres-Kukes, Dosja "Basha", çështje e hapur

Vendimi i Gjykates se Larte nuk e rrezikon procesin penal ndaj ish-ministrit të Transporteve, Basha dhe ish-drejtorit juridik të këtij institucioniToma. Kështu deklarojnë burime zyrtare të Prokurorisë së Përgjithshme per Gazeta Shqiptare 

TIRANE-Vendimi i Gjykatës së Lartë që cilësoi të paligjshme shtyrjen e hetimeve për dosjen "Durrës-Kukës" dhe shpalli të pavlefshme çdo veprim hetimor të kryer pas datës 6 nëntor 2008, nuk e rrezikon procesin penal ndaj ish-ministrit të Transporteve, Lulzim Basha dhe ish-drejtorit juridik të këtij institucioni, Andi Toma. Të paktën kështu deklarojnë burime zyrtare të Prokurorisë së Përgjithshme per Gazeta Shqiptare. "Ka raste të ngjashme që Gjykata e Lartë nuk ka vendosur për mbylljen e procesit, pavarësisht problemeve që mund të jenë hasur me procedurën. U jemi referuar disa vendimeve të kësaj natyre, të cilat i kemi depozituar në këtë gjykatë. Ndaj vendimi i djeshëm (pardje) nuk e dëmton aspak hetimin apo të rrezikojë mbylljen e dosjes", - thane zyrtarë të organit qendror të akuzës. Por do të jetë Kolegji penal i kryesuar nga Spiro Spiro, ai që do të vendosë për pushimin ose jo të çështjes ndaj të pandehurve Basha dhe Toma. Mbetet në dorën e këtij kolegji që po shqyrton dosjen voluminoze, nëse do të ndikohet nga vendimi i dy ditëve më parë, që duke konsideruar të pavlefshme veprimet e pas datës 6 nëntor 2008, ka zhveshur praktikisht nga të gjitha akuzat ish-kreun e Transporteve Basha, i akuzuar për abuzime me fondet e segmentit Rrëshen-Kalimash, pjesë e rrugës Durrës-Kukës, duke i shkaktuar shtetit një dëm prej 230 milionë euro.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›