Kriza, Bode: Të lëvrohen kreditë. Ruli: Do rezistojmë
Ministri i Financave Bode, kërkon ndërhyrjen e institucioneve ndërkombëtare financiare për lëvrimin e kredive për Shqipërinë si një mbështetje kundër krizës. Ndërsa ministri Energjetikës Ruli, tha se vendi do ti shmanget impakteve të krizës.
TIRANE- Ministri i Financave Ridvan Bode, kërkon lehtësira dhe ndërhyrje të institucioneve ndërkombëtare financiare për ekonominë shqiptare. Duke folur për krizën ekonomike në forumin Crans Montana në Tiranë Bode u shpreh se për shkak të portofoleve të kreditit të nënshkruara me bankat në zhvillim, ndërhyrja e institucioneve të huaja në përshpejtimin e lëvrimit të kredive do të ishte mbështetje e madhe për Shqipërinë dhe të gjithë vendet e rajonit.
Ndërkaq po në forumin Crans Montana ndryshe nga deklaratat e ministrit Bode duke folur për krizën ekonomike, ministri i Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, Genc Ruli u shpreh se Shqipëria do të mund ti shmanget impakteve nga kriza ekonomike.
Deklaratat e dy ministrave të qeverisë vijnë në një kohë kur kriza ekonomike botërore po frikëson vendet me të industrializuara dhe që ka shkaktuar deri sot humbjen e vendit të punës për 20 milionë persona në botë. (a.r/news24/balkanweb)