Zgjidhet kreu i PD-së së Peqinit. Ministri Basha i pranishëm
Mustafa Pashja është rizgjedhur me shumicë votash, në krye të PD-së së Peqinit. I pranishëm ka qenë edhe ministri i jashtëm, Lulzim Basha, i cili u shpreh se Shqipëria është transformuar në një vend krejtësisht ndryshe nga 4 vjet më parë.
PEQIN- Kuvendi i 9-të i Partisë Demokratike të Peqinit, zgjodhi forumet drejtuese dhe kryetarin e ri të degës së PD-së të këtij rrethi. Për postin e kryetarit të degës së PD-së në Peqin kandiduan kryetari aktual, Mustafa Pashja, dhe kandidati tjetër Naim Gjevori.
Pashja u rizgjodh me shumicë votash si kryetari i ri i së djathtës në Peqin.
I pranishëm në këtë kuvend, ka qenë edhe ministri i jashtëm, Lulzim Basha, i cili u shpreh se “me besueshmërinë që japin veprat e ndërtuara gjatë këtyre viteve në Shqipëri ne u themi shqiptarëve se , ne që ndërtuam veprën shumë shekullore Durrës – Kukës, do të ndërtojmë rrugën e Arbrit, dhe rrugën fushore Elbasan – Tiranë, si dhe shumë vepra të tjera madhore kombëtare.
Shqipëria -vijoi më tej Basha- është transformuar në një vend krejtësisht ndryshe nga katër vjet më parë. (e.n/news24/balkanweb)