Krujë,zjarr në komisariat, s'ka viktima

Një zjarr ka rënë sot në orët e para të mëngjesit në komisariatin e policisë së Fushë Krujës, por pa shkaktuar viktima apo dëme të mëdha. Sipas informacioneve zjarri, ka djegur një nga makinat e bllokuara duke e shkrumbur plotësisht, ndërsa ka dëmtuar edhe disa mjete të tjera. Zjarri ka nisur fillimisht në një shtyllë e tensionit të lartë pranë rajonit dhe është provokuar nga një shkëndijë elektrike. Menjëherë pasi kanë vërejtur flakët, punonjësit e policisë kanë ndërhyrë për të kontrolluar zjarrin duke përdorur mjetet e ndërhyrjes së shpejtë. Zjarri është vënë nën kontroll brenda disa minutash.