Portieri Zendeli, largohet nga Besa
Portieri i Beses, Suad Zendeli eshte larguar nga ekipi i tij dhe nuk dihet arsyeja se perse ai mori kete vendim, kur ende nuk ka perfunduar faza e dyte e kampionatit. Zendeli ishte titullar dhe eshte larguar ne menyre te papritur, sipas drejtuesve kavajas. Zendeli, portieri maqedonas ka luajtur disa sezone ne Shqiperi. Paraqitjet e dobeta te Beses se Kavajes, ne ndeshjet e fundit kane sjelle probleme, ku nje jave me pare eshte shkarkuar edhe trajneri Ilir Djaja, qe u zevendesua nga Biturka. Besa barazoi 1-1, ne ndeshjen e fundit te kupes, ne Kavaje.