E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Durres-Kukes, angazhim i paleve per ndertimin"

Presidenti i vendit Bamir Topi, priti ne nje takim ne Pallatin e Brigadave 4 prej ministrave te kabinetit qeveritar te Kosoves. Gjate bisedes se zhvilluar me ministrin e Transporteve Fatmir Limaj, ministrin e Ekonomise dhe Financave, Ahmet Shala, ministrin e Tregtise dhe Industrise Lutfi Zharku, dhe ministrin e Administrimit te Pushtetit Lokal, Sadri Ferati, kreu i shtetit shprehu edhe nje here urimet me te mira per Kosoven dhe popullin e saj, me rastin e pervjetorit te pare te pavaresise. Presidenti Topi, vleresoi se qe nga 17 shkurti i vitit te shkuar, ashtu si dhe me pare, klasa politike kosovare dhe qytetaret kosovare, kane deshmuar rast pas rasti maturi, pergjegjshmeri te larte dhe ndergjegjesim maksimal per sfidat me thelbesore, per konsolidimin e shtetit dhe te institucioneve demokratike.

Ne menyre te vecante, u shpreh angazhimi i paleve per ndertimin e rruges Durres-Kukes-Morine, si nje arterie kyce dhe nje investim i jashtezakonshem ne ecurine e metejshme dhe te suksesshme, te bashkepunimit mes dy vendeve.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›