Durrës-Kukës, paditet penalisht kryeministri Berisha për shpërdorim detyre

Tiranë, 24 Qershor NOA Kryeministri Sali Berisha paditet penalisht për veprën penale të Shpërdorimit të detyrës. Kallëzimi është depozituar në Organin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë sot më me numër protokolli 1013-Gj, datë 24.6.2009.
Lajmin e konfirmuan për agjencinë e lajmeve NOA, burime zyrtare nga Prokuroria e Tiranës dhe nga kallëzuesi, avokati Gjet Kola. Padia iu dorëzua kryeprokurorit Gent Xholi.
Sipas kallëzimit, 55-vjeçari Gjet Kola, kërkon fillimin e procedimit dhe ushtrimi i ndjekjes penale për anëtarët e Qeverisë së Republikës së Shqipërisë të drejtuar nga Kryeministri Prof. Dr. Sali Berisha se në bashkëpunim kanë kryer veprën penale të Shpërdorimit të detyrës, të parashikuar nga neni 248 e 25 i KP.
Sipas kallëzimit, shpërdorimi i detyrës është konsumuar për arsye se kanë vendosur fillimin e punimeve pa projekt zbatimi duke bashkëpunuar dhe lejuar ndërtuesit që të sabotojnë, në gjithë gjatësinë, parametrat e rrugës Rrëshen-Orosh (Reps)-Kukës-Morin, që ka sjellë për pasojë abuzimin me fonde publike e përfitime deri 500 milionë euro, duke dëmtuar rëndë interesat e ligjshëm të shtetit dhe të shtetasve.
Për të justifikuar sabotimin e parametrave të rrugës, zgjatjen me deri 12 km, shmangien e ndërtimit të 11 tuneleve të vegjël, me rezultante vjedhjet, shpërdorimet, mitmarrjen duke bashkëpunuar në vjedhje qindra milionëshe, Qeveria e RSH-së ka mashtruar shtetasit shqiptarë se nuk ka studim të rrugës, duke shmangur pagesën e çmimit të studimit të fizibilitetit të rrugës Durrës-Morin dhe të Projekt idesë së përgjithshme të rrugës Durrës-Orosh-Kukës-Morin, të realizuar në bazë të një marrëveshje të lidhur me Qeverinë e RSH-së në janar 1993, - thuhet në kallëzim.
Sipas kallëzimit, kanë vendosur financimin paraprakisht të shoqërive të ndërtimit me disa dhjetëra milionë euro fonde nga buxheti i shtetit për blerje makineri e pajisje, në bazë të ligjit për ndërmarrjet shtetërore, i kanë trajtuar këto shoqëri si sipërmarrëse, edhe pse ato kanë vepruar me fonde të parapaguara të Buxhetit të Shtetit, me pasojë përvetësimin e fitimit që i përket shtetit shqiptar.
Gjithashtu, vijojnë akuzat se kanë lejuar shoqëritë ndërtuese që të punojnë në kundërshtim me ligjet e shtetit shqiptar dhe të dëmtojnë rëndë mjedisin duke shkaktuar një masakër të pariparueshme në gjithë gjatësinë e rrugës Rrëshen-Orosh-Morin.
Kurse pretendohet në kallëzim, edhe se me qëllim të lehtësimit të punës së ndërtuesve dhe për sabotimin e parametrave të rrugës, kanë lejuar ndërtimin e segmentit rrugor Rrëshen-Reps në shpatet e Gëziqit në formacione gjeologjike të paqëndrueshme.
Po ashtu, hidhet dhe akuza se kanë miratuar ndërtimin e rrugës në zonën turistike-ekonomike të qytetit të Kukësit duke dëmtuar rëndë perspektivën e zhvillimit të këtij qyteti.
Akuza tjetër është se kanë lejuar zgjatjen e tunelit të Thirrë-Kalimash për 1450 ml, me justifikimin për ulje në kuotë, por për të lejuar ngjitje në kuotë pas hyrje-daljes nga Kalimashi, duke shkaktuar një dëm prej dhjetëra milionë $/euro Buxhetit të Shtetit.
Në kallëzim, që e gjeni të plotë në fund të shkrimit, gjenden dhe një mori akuzash të tjera të forta ndaj kryeministrit dhe kabinetit të tij qeveritar.
Për të rritur shpenzimet e punimeve dhe masën e përfitimit, kanë lejuar ndërtimin e rrugës Rrëshen-Morin rreth 12 km më të gjatë, duke lejuar sabotimin e qëllimshëm të parametrave, që përbëjnë veprime e mos veprime në kundërshtim të hapur me ligjin, të akuzuarit kanë shkaktuar dëme shumë të rëndë duke ulur efektivitetin e investimit mbi 30 për qind në krahasim me projekt idenë dhe variantin më optimal të mundshëm, dhe duke zbehur në mënyrë të përhershme mundësinë që ky korridor të konkurrojë me korridorin X, nga porti i Selanikut dhe drejtimin e Tivarit, - thuhet po ashtu në kallëzim.
Sipas kallëzimit, kryerja me dashje, nga anëtarët e Qeverisë së RSH-së, e këtyre veprimeve në kundërshtim me ligjin, përbëjnë mospërmbushje të rregullt të detyrës, pasi ju kanë sjellë atyre përfitime materiale dhe jo materiale të padrejta, dhe personave të tjerë përfitime të padrejta dhe kanë dëmtuar rëndë interesat e ligjshëm të shtetasve dhe të shtetit.
Me miratimin e ndërtimit të rrugës në drejtimin më të gabuar të mundshëm, në të gjitha rastet për qëllime përfitimi e sabotimi, me pasoja tepër të rënda për interesat e sotme e të nesërme të shtetasve dhe të shtetit shqiptar, të kallëzuarit kanë konsumuar elementët e veprës penale të shpërdorimit të detyrës në bashkëpunim të parashikuar nga neni 248 e 25 të KP, - thuhet në kallëzim.
Më tej, atje kërkohet, fillimi i procedimit dhe ushtrimi i ndjekjes penale për veprat penale të Vjedhjes duke shpërdoruar detyrën, dhe Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë, në shumën mbi 500 milionë euro, vepra penale të parashikuara nga nenet 135, 260 e 25 të Kodit Penal, ndaj Kryeministrit të Qeverisë së Republikës së Shqipërisë Sali Berisha si dhe ministrave Lulzim Basha, Sokol Olldashi, Genc Ruli, Ridvan Bode dhe Lufter Xhuveli.
Këta autorë në bashkëpunim midis tyre, duke qenë përgjegjës dhe të përgjegjshëm. kanë abuzuar me fondet publike, kanë sabotuar në mënyrë të qëllimshme e të pariparueshme parametrat e rrugës Rrëshen-Morin që ka çuar në zgjatjen e saj deri 12 km, në kundërshtim me projekt idenë, me qëllim të vjedhjes e abuzimit me fondet publike, duke shpërdoruar detyrën dhe rritje të masës së mitës dhe si fitim të dhënë shoqërive të ndërtimit megjithëse ata kanë punuar me fondet e Buxhetit të Shtetit, - vijon kallëzimi.
Gjithashtu, kërkohet fillimi i procedimit dhe ushtrimi i ndjekjes penale, për veprat penale të Shkatërrimit të pronës me eksploziv dhe Shkatërrimi i pronës dhe me mjete të tjera, të parashikuar nga nenet 152, 154 e 25 të Kodit Penal, ndaj projektuesve të segmentit rrugor Rrrëshen-Thirrë.
Këta autorë, në bashkëpunim, kanë projektuar shkatërrimin e qëllimshëm të tokës bujqësore dhe të shumicës së banesave të fshatrave Pëshqesh, Mashtërkor, Zajs, Shtrungaj, Bisakë, Klos, Zall Xhuxhë e Sang, për të justifikuar shpenzimet e panevojshme a dhe për qëllime të mirëfillta sabotimi, duke e shmangur ndërtimin e autostradës në aksin e përcaktuar në projekt ide, kryesisht në gjurmën e rrugës lokale, që ishte dhe drejtimi më i përshtatshëm, - argumentohet në kallëzim.
Padia kërkon dhe vendosje të sekuestros konservative mbi fitimin e shoqërive ndërtuese që janë financuar paraprakisht për blerjen e makinerive e pajisjeve nga fondet e Buxhetit të Shtetit, si në veprimtarinë e ndërmarrjeve shtetërore, me vendime të Qeverisë së Republikës së Shqipërisë që janë mbajtur të fshehur shtetasve shqiptarë dhe opinionit ndërkombëtar, në kundërshtim flagrant me ligjin Për Buxhetin e Shtetit, ligjin Për prokurimin publik etj. dhe nuk janë trajtuar si të punësuar por si sipërmarrës.
a.k/NOA
Kallzimi është depozituar në Organin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë me datë 24.6.2009, me numër protokolli 1013-Gj, datë 24.6.2009.
K A LL Z I M
Kallzuesi: Gjet Kola, i lindur në Mirditë më 15.08.1954, banues në rrugën Don Bosko, pall. nr. 19, ap nr. 17 Tiranë, tel. mob. 0692130060.
Objekti i kallzimit:
I. Kërkohet fillimi i procedimit dhe ushtrimi i ndjekjes penale për anëtarët e Qeverisë së Republikës së Shqipërisë të drejtuar nga Kryeministri Prof. Dr. Z. Sali Berisha se në bashkëpunim kanë kryer veprën penale të Shpërdorimit të detyrës, të parashikuar nga neni 248 e 25 i KP, për arsye se:
Kanë vendosur fillimin e