E Diel, 1 Nëntor 2026

BB: Ekonomia shqiptare do të rritet me 1.5 %

Banka Botërore, në një prej raporteve të saj më të fundit, vlerëson se këtë vit, ekonomia shqiptare do të rritet me 1.5%, ndërsa në periudhën 2010-2011, me 2 deri në 3%. Parashikimet janë më optimiste, se ato të dhëna nga Fondi Monetar Ndërkombëtar, ndonëse shumë më të ulta, se parashikimet e Qeverisë. Ndërkaq sipas ministrisë së financave, gjatë 2009-ës, rritja ekonomike do të variojë nga 4.5 në 4.8%. Në një raport pesimist mbi gjendjen financiare të planetit, Banka Botërore, thekson se më së shumti, kriza rëndon mbi të shtresat e varfëra të popullsisë. Ndërkaq, ky institucion, shpreh shqetësimin se Shqipëria është mes vendeve, me nivel të lartë të kontrollit të sistemit bankar, nga bankat e huaja.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›