Këmbimi valutor, forcohet leku kundrejt të gjitha monedhave
Për herë të parë pas disa muajsh monedha kombëtare fiton pikë në tregun e këmbimit valutor ndërkombëtar kundrejt të gjitha monedhave. Megjithatë euro vazhdon që të forcohet përballë dollarit, dhe për ditët e para të kësaj jave monedha e përbashkët europiane forcohet edhe ndaj paundit britanik. Megjithatë vlera që ka leku në tregun e këmbimit përsëri mbete e lartë dhe gjithashtu sjell një sërë efektesh. Rënia e remitancave në në vend ka ndikuar mjaft në dobësimin e lekut, megjithatë fillimi i sezonit veror dhe ardhja e emigrantëve përsëri ka rritur kërkesën për lekë. Sipas një raporti të publikuar së fundi nga Banka e Shqipërisë të ardhurat e emigrantëve për tremujorin e parë të vitit 2008 shënonin 213 milion euro ndërkohë që për periudhën janar-mars të këtij viti llogariten që të jenë 196 milion euro, pra dërgesat e emigrantëve pësuan një rënie me rreht 8 pikë përqindje. Në tregun e këmbimit valutor shqiptar një euro blihet me 129.5 dhe shitet 130 lek. Ndërsa dollari blihet me 91.8 dhe shitet me 92.3 lek. Monedha britanike paund ka disa javë rresht që po forcohet edhe në tregun botëror por edhe në atë shqiptar. Paundi shitet 152.4 lekë dhe blihet 152.9 lek. Monedha e Mbretërisë së Bashkuar është ajo e cila për muajt e fundit ka paraqitur desatbiletetin më të madh nga të gjitha monedhat e tjera megjithatë kohët e fundit ajo po forcohet ndjeshëm.