Durres-Kukes, tuneli del ne drite
Blerina Hoxha
Del drita ne fund te tunelit. Ajo qe tashme ka qene me pak se nje enderr ne mendjen e gjithkujt, u be realitet. Gjate dites se djeshme dy sondat qe po shpojne ne drejtime te kunderta tunelin Tirre-Kalimash te rruges se re Durres-Kukes, jane takuar. Keshtu Tuneli i dyfishte, 6.2 kilometer i gjate doli ne drite. Perfundimi i kesaj vepre te infrastruktures rrugore shenon nje moment historik ne ridemencionin e marredhenieve te dy vendeve te se njejtit komb Shqiperise dhe Kosoves. Rruga e re Milot-Rubik-Rreshen-Reps-Thirre-Kalimash-Kukes-Morine, shkurton ne menyre te ndjeshme distancat e transportit ne krahasim me rruget ekzistuese dhe krijon kushtet, per nje levizje me shpejtesi 80-100 km/ore duke realizuar lidhjen e Morines (Kosoves) me Durresin, per vetem 2- 3 ore ne kushte krejt normale, madje edhe ne periudhat e dimrit. Rritja e dendesise se levizjes dhe perspektiva qe ka, jo vetem lidhja e kesaj treve, por edhe e nje rajoni me te gjere ne perspektiven e afert deri ne takimin me Korridorin Pan Evropian nr.10 ne Nish dhe me tej ne Rumani, Bullgari e gjetke dhe e ben kete arter, mjaft terheqes dhe me perspektive, per Kosoven, per Shqiperine dhe per vete rajonin. Rruget ekzistuese perfaqesojne kalime nga Puka dhe nga Shpali, te cilat jane ndertuar ne periudhat, gjate viteve 30 i pari dhe i dyti gjate viteve 50 e 60, te shekullit te kaluar, ne kushtet e nje trafiku te kufizuar dhe te mundesive ndertimore gjithashtu mjaft te kufizuara. Varianti i propozuar i rruges se re, pothuajse eshte krejtesisht fushor, pasi kalon nga Miloti ne Nderfushe, ne Reps, poshte ne luginen e Fanit te Vogel dhe vazhdon me tutje ne kete lugine sipas disa gjurmeve ekzistuese deri ne Thirre, ku me nje tunel 5.5 km lidhet me rrugen nacionale, afer fshatit Kolsh, 10 km para Kukesit, per te vazhduar me tej deri ne kufi ne Morine.
Durres-Kukes, perfundon me 27 qershor
Sfida me e madhe e infrastruktures, te pakten ne 30-vjecarin e fundit, rruga Durres-Kukes pritet te perfundoje nje dite para zgjedhjeve te pergjithshme elektorale, me 27 qershor. Punimet ne pjesen me te veshtire ne segmentin Rreshen -Kalimash, ku eshte edhe tuneli jane ne perfundim ndersa punimet po vazhdojne me intensitet te madhe edhe ne pjesen tjeter te akseve nga Kalimashi ne Morine. Pas perfundimit, autostrada Durres -Kukes do te jete pjese e nje autostrade prej 170 km, qe lidh bregun e Adriatikut me kufirin e Kosoves. Ndertimi i saj eshte vecanerisht jetik per ekonomine, sepse lidh tregjet e Evropes Jug-lindore me rruget kryesore nderkombetare detare, permes portit te Adriatikut ne Durres. Jo me me pak rendesi eshte funksiononi i saj, i transportit te shpejte dhe komod. Po keshtu, sipermarrja e lire do te gjeje hapesira te reja te sipermarrjeve private dhe atyre turistike neper Alpet e Shqiperise Veriore.