Fier, autostrada e re rrezik per fshataret
Autostrada Lushnje-Fier, eshte kthyer ne nje rrezik jete per banoret e zonave prane saj. Banoret e mjaft fshatrave qe shtrihen pergjate autostrades Lushnje-Fier jane te detyruar te kalojne permes kesaj autostrade per te shkuar ne banesa si dhe tokat e tyre. Mbikalimet dhe nenkalimet e ndertuara pergjate autostrades ne fjale nuk kane perfunduar dhe si nen to dhe mbi to nuk mund te kaloje asnje mjet motorik. Madje, edhe kembesoret e kane mjaft te veshtire kalimin e aneve te autostrades. Daljet e pakta qe ekzistojne pergjate 22 km te autostrades, jane shume larg tokave te fermereve te zones. Fermeret qe kane token dhe te mbjellat e tyre pergjate autostrades duhet te pershkojne kilometra te tere per t'ju afruar daljeve te pakta. "Qe kur ishte autostrada ne ndertim e siper ne kerkuam mbikalime dhe nenkalime, aq me shume per mjetet motorike. Me perfundimin e autostrades asnje nga keto kerkesa me te drejte nuk u realizua. Sot perdite e me shume jemi perballe vdekjes", ka thene Sokrat Ndreko, banor i komunes se Kolonjes. "Duam rruge te dyta. Nuk kemi rruge te dyta. Nuk kalojme dot as ne kembe e as me mjete. Nuk cojme dot as barin e thate dhe as te korrurat ne shtepi. Duam te transportojme dicka, na duhet qe te sfidojme vdekjen", ka thene Sose Vasa. Mungesa e mbikalimeve dhe nenkalimeve ka bere qe ne pak muaj te funksionimit te autostrades te shenohet nje numer mjaft i larte i aksidenteve deri dhe me pasoje vdekjen. Perfundimi i autostrades zgjidhi problemin shumevjecar te automjeteve, por nisi nje rrezik me te madh, jeten e banoreve te zones.