E Shtunë, 31 Tetor 2026

Botet kthehen në kalatë, nis përpunimi i bitumit

25/06/2009  Anija me flamur të huaj priti disa orë në portin e Durrësit

Burimet thonë se shkak ishte mos aplikimi për hyrje na kapitaneria

DURRES- Katër orë pasi sherrit lidhur me lejimin ose jo të përpunimit të mallit nga një anije transporti me flamur të huaj çështja ka marrë zgjidhje. Anija “Agio Theodhora” e regjistruar në portin Majuro ka pritur gjatë gjithë paradites së djeshme botet për të nisur përpunimin e ngarkesës. Por ka qenë procedura formale lidhur me dosjen e praktikës nga ana e kompanisë, e cila ka shtyrë për katër orë këtë proces duke krijuar edhe hamendësi lidhur me ngarkesën, mallin dhe vet destinacionin e mallit. Në kapitanerinë e portit të Durrësit është pranuar se anija e nisur nga brigjet e portit të Agio Theodhora të Korinthit në Greqi ka qenë e akostuar në kalatën numër 1 që nga mëngjesi i ditës së djeshme. Kjo anije ka hyrë në gjirin e Durrësit ditën e martë në ora 13.40 dhe në mëngjesin e së nesërmes është lejuar të futet në kalatën perëndimore me 2670 ton bitum. Ekuipazhi i anijes i përbërë nga 13 marinarë ka qëndruar në pritje deri në mesditë kohë që janë shfaqur në kalatë edhe botet e para. Këto mjete me targa të Beratit e Fierit kanë qëndruar të bllokuara në pikën numër 4 të portit pranë Urës së Dajlanit, por autoritet nuk kanë bërë të ditur shkakun e plotë të këtij qëndrimi disaorësh në pritje për të hyrë në port. Autoritetet e kapitanerisë së portit në Durrës kanë bërë të qartë se asgjë në këtë përplasje nuk ka të bëjë as me ekuipazhin në tërësi dhe as me ngarkesën e anijes, e cila kishte bitum. Pohime nga porti, por jo zyrtare thonë se botet me targa të Beratit e të Fierit nuk kishin fletëhyrje dhe deri sa kompania ka aplikuar efektivat e sigurisë portuale nuk kanë lejuar futjen në mjediset e portit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›