"Shqiperi-Kosove, thellim bashkepunimi"
Kryeministri Berisha zhvilloi dje pasdite, nje takim te ngrohte e miqesor me Presidentin e Kosoves, zotin Fatmir Sejdiu. Ai u shpreh se po ndjek me kenaqesi ecurine e mire te Kosoves, duke vleresuar se pavaresia ka prodhuar paqe dhe stabilitet. Dy bashkebiseduesit shkembyen mendime, lidhur me thellimin e bashkepunimit te gjithanshem mes dy vendeve, duke u ndalur ne menyre te vecante ne fushen ekonomike, ku te dyja vendet kane potenciale te medha per nje bashkepunim te ngushte mes tyre. Ne kete drejtim, ata e cilesuan rrugen Durres-Kukes-Morine nje korridor jashtezakonisht te rendesishem, si nje ure lidhese qe do te nxise levizjen dhe shkembimet jo vetem ndermjet dy vendeve, por edhe ne rajon. Berisha e informoi Sejdiun, se pak dite me pare inauguroi edhe rrugen Has-Qafe Prush, qe do te kete gjithashtu nje ndikim pozitiv ne lehtesimin e levizjes mes dy vendeve. Presidenti Sejdiu i shprehu Berishes vleresimet dhe konsideraten e tij me te larte, per reformat e suksesshme te ndermarra nga qeveria shqiptare dhe progresin qe Shqiperia ka bere gjate ketyre viteve me anetaresimin e vendit ne NATO, ne infrastrukture, ne fushen ekonomike etj.