E Diel, 1 Nëntor 2026

Durres aksident rrugor vdes nena me foshnjen e saj

Një aksident i rëndë më pasoje vdekjen e një gruaje dhe fëmijës së saj katërmuajsh ka ndodhur të enjten në Durrës.

Sipas informacioneve të fundit, ngjarja tragjike ka ndodhur në zonën e Golemit, kur nga përplasja humbën jetën Violeta Metani 28 vjeç dhe djali i saj.

Sipas policisë, 28-vjeçarja me djalin vetëm 4 muajsh në duar ka tentuar të kalojë nga njëri krah i rrugës në krahun tjetër, kur është përplasur për vdekje nga një makinë me targa angleze LS 54 KDK që drejtohej nga 40-vjeçari Latif Tola, nga Durrësi, i cili sapo ishte kthyer nga Londra.
Aksidente rrugoreAksident rrugor në Korçë, plagosen tre persona Aksident, radhë e gjatë në autostradëAksidentet, ndërron jetë çiklisti 62-vjeçar
Policia ka mbërritur menjëherë në vendngjarje, ku ka shoqëruar drejtuesin e mjetit që shkaktoi aksidentin fatal për nënë e bir, ndërkohë që ka nisur menjëherë hetimet për të hedhur dritë mbi ngjarjen e rëndë.

Aksidente rrugore
Aksident rrugor në Korçë, plagosen tre persona
Aksident, radhë e gjatë në autostradë
Aksidentet, ndërron jetë çiklisti 62-vjeçar

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›