Kuvend seance homazh ne kujtim te Nene Terezes

Në kuvendin e Shqipërisë është organizuar ditën e enjte një seancë
homazh në përkujtim të shenjtores së shqiptarëve Nënë Tereza.
Përkujtimorja është mbajtur me rastin e 15- vjetorit të ndarjes nga jeta
të Nënë Terezës, e cila përbën një figurë shumë të rëndësishme, jo
vetëm për kombin shqiptar, por për shumë kombe në botë për shakak të
kontributit të palodhur në ndihmë të të varfërve dhe të sëmurëve.
Seanca zhvilluar në praninë e deputetëve dhe të ftuarve të tjerë nga fusha e klerit nisi me fjalën e kryetares së kuvendit, Jozefina Topalli e cila vlerësoi figurën e Nënë Terezës si një personalitet të rëndësishëm të kombit tonë, që do të rikthehet në vëmendje, bashkë me të tjerët në këtë 100-vjetor të pavarësisë. “Ajo është nëna e gjithë botës”, – tha kryetarja e kuvendit.
Ndërkohë kryeministri Berisha, nga ana e tij theksoi se Nënë Tereza lartësoi e emrin e shqiptarëve në një kohë që regjimi diktatorial sillte në botë një imazh të shpërfytyruar të kombit tonë.
“T’i themi asaj me gjithë zemër, Faleminderit! Nënë Tereza na dhe nder kur nuk e kishim, kur në botë nga një regjim barbar përcillnim lajmet më të përçudnuara, më poshtëruese, kur në një histeri të paparë rrënonim kisha dhe tempuj të shenjtë. Faleminderit që nuk e mohove origjinën tënde”, – theksoi kreu i shtetit. Përkujtimi i shenjtores Nënë Tereza bëhet edhe në kuadër të organizimeve në prag të 100-vjetorit të pavarësisë.