E Diel, 1 Nëntor 2026

Durrës, aksidentohet një makinë, 1 person vdes, 3 plagosen

DURRËS-Një aksident automobilistik me pasojë 1 i vdekur dhe 3 të plagosur u shkaktuar paradite rreth orës 10:30 minuta në Manëz.
Policia bëri të ditur se një automjet është aksidentuar rëndë tek ura e Shkafanës në Manez dhe si pasojë 1 person ka gjetur vdekjen në vend. Mësohet se shkak ka qenë përplasja që automjeti pësoi me murin rrethues të një banese.

Të paktën 3 persona të tjerë janë plagosur dhe janë dërguar rëndë në spitalin e Durrësit.

Policia në vendngjarje ka nisur hetimet për të zbardhur rrethanat në të cilat ka ndodhur aksidenti i rëndë.

(d.b/BalkanWeb)

Lidhje te tjera Aksidentohen katër automjete në aksin Cërrik-Elbasan, dy të lënduar

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›