E Diel, 1 Nëntor 2026

Vëzhguesit: Të zgjidhet ngërçi në KQZ. Fushata është personalizuar

vezhguesit-vendoreTiranë- Koalicioni i Vëzhguesve Vendorë publikoi sot raportin e tretë paraprak rreth situatës parazgjedhore në vend kur vetëm 4 ditë na ndajnë nga 23 qershori.

Në raportin që ka monitoruar periudhat 24 maj-16 qershor vihet theksi tek ngërçi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve që po operon me 4 anëtarë.

Ngërçi i krijuar në KQZ ende nuk u zgjidh dhe KQZ-ja vijon të funksionojë vetëm me 4 anëtarë, çka e limiton aftësinë për vendimmarrje. KQZ, gjatë gjithë kësaj periudhe është përpjekur të funksionojë normalisht, por ka shmangur vendimet që kërkojnë shumicë të cilësuar. Ngërçi në KQZ, pavarësisht përpjekjeve të anëtarëve për të funksionuar, kjo nuk është e mundur. Ka shumë akte që kërkojnë domosdoshmërisht pjesëmarrjen e të paktën 5 anëtarëve të KQZ-së,- shkruhet në raport.

Sipas vëzhguesve fushata elektorale ka anashkaluar programet e partive dhe është fokusuar në figurat e liderve.

Fushata është dominuar nga figurat e dy liderëve kryesorë dhe pak u është lënë vend kryetarëve të partive lokale. Është personalizuar dhe është sjellë e gjithë fushata rreth dy liderëve të partive kryesore politike. Ndoshta edhe për këtë arsye edhe tonet në distancë ndaj këtyre dy liderëve janë ashpërsuar. Fushata është drejtuar shpesh në sulme personale dhe jo se çfarë kanë ndërmend të bëjnë për qytetarin,- thotë raporti.

Duke përmendur incidentet elektorale KVV-ja thotë se ka evidentuar raste të përdorimit të administratës në fushatën zgjedhore të 2013-ës.

Ajo çka është shqetësuese është se ka pasur shumë pak reagim nga zyrtarët që akuzoheshin nga mediat se po abuzonin me fushatën. Reagimi i institucioneve të drejtësisë ka qenë pothuajse inekzistent,- tha raporti.

Duke shtuar: Udhëzimi për kasetat e partive në media është një udhëzim që ndikon në profesionalizmin dhe paanshmërinë e mediave, sidomos të atyre që kanë pamundësi për të ndjekur fushatën.

Në këto kushte raporti rekomandon që të zgjidhet ngërçi në KQZ:

Partitë të nxitin dhe të zgjidhin ngërcin në KQZ duke e plotësuar atë me 7 anëtarë të domosdoshëm, organizimi i drejtë i zgjedhjeve qëndron përtej dhe jashtë lojës politike. Garantim për votim të qetë e të sigurt, të ruhen standardet. Komisionet zonave dhe të qendrave të votimit, kujtojmë që detyrimi i tyre i vetëm është përballë ligjit dhe jo subjekteve që i kanë zgjedhur, duhet tu binden vetëm kodit dhe për këtë do të mbajnë përgjegjësi. Të tregohen objektivë dhe të nxisin tolerancë ditën e zgjedhjeve, janë reflektues të ligjit. Vëzhguesit dhe përfaqësuesit e shoqërisë civile të jenë të vëmendshëm në vëzhgimin e të gjithë etapave deri në ditën e shpalljes së rezultatit përfundimtar.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›