E Shtunë, 31 Tetor 2026

Durrës, arrestohen dy shtetas gjermanë me 10 kg drogë

Policia lokale bëri me dije se janë arrestuar Thomas Niconn, 33 vjeç dhe Frenz Andreas, 40 vjeç, të cilët po pyeten lidhur për prejardhjen dhe itinerarin e lëndës narkotike, e cila fillimisht duket se kishte si destinacion të afërt Italinë.

“Gjatë kontrollit kufitar në automjetin me të cilin ata udhëtonin dy shtetasit gjermanë janë gjetur 10.5 kg lëndë narkotike, që dyshohet të jetë marihuanë. Droga u gjet e fshehur në gomën rezervë të automjetit fuoristradë BRC 57 95 dhe ishte e paketuar në pako të mëdha e të çrregullta", thanë burimet.

Ata u arrestuan në momentin që po hipnin në automjetin tip Wolsvagen, në tragetin e linjës Durrës-Bari. Hetimet vazhdojnë për të zbuluar nëse janë pjesë e ndonjë rrjeti trafiku të drogës. /Start/

                                                                                             2012-08-07 09:48
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›