Durres arrestohet grabitesi i trete i bankes

24 ore pas ndalimit te dy bashkepunetoreve te tij Admirim Elezi eshte prangosur ne qytetin e Vlores ku dyshohet se kishte edhe miqte e tij qe nga Greqia
DURRS - Grabitesi i trete i nje filiali te nje banke greke ne Durres u vendos ne pranga gjate mengjesit te djeshem vetem nje dite pasi dy bashkepunetoret e tij ishin arrestuar ne Durres.
Lajmi u njoftua nga burime zyrtare policore te cilat pasi zbuluan identitetin e keqberesit fale seances se pyetjeve ndaj dy grabitesve te tjere arriten te lokalizonin edhe vendndodhjen. Nga burimet e forcave te rendit u arrit te mesohej se Admirim Luciano Elezi kishte miq ne qytetin e Vlores.
Pas dyshimit se ai ndodhej i strehuar atje policia e qytetit jugor kreu nje aksion te shpejte i konkretizuar me sukses ne oret e mengjesit.
Elezi 37 vjec ne bashkepunim me dy shtetas te tjere 24-vjecarin Romeo Dapellai dhe 41-vjecarin Dasho Jaupllari grabiten nje sasi parash nga filiali i Bankes NBG gjate mengjesit te se enjtes. Arrestimi i tyre u lehtesuar nga fakti qe ata nuk mbanin maska ne momentin e kryerjes se vepres penale. Kamerat e sigurise se bankes i ofruan policise portretin e paster te dy vjedhesve.
Sipas burimeve policore Jaupllari ishte denuar edhe me pare per vjedhje ne shtetin grek. Duke rindertuar ngjarjen policia arriti ne perfundimin se shtetasit Dapellai dhe Elezi hyne ne brendesine e bankes dhe nen kercenimin e armeve moren te gjithe shumen e parave qe gjendjen ne arke. Bashkepunetori i tyre priste jashte me nje makine te ndezur te gatshme per tu larguar menjehere.
Nga kontrolli i baneses se te arrestuarve ne cilesine e proves materiale u sekuestruan dy pistoleta njera e tipit Miniblou dhe tjetra e llojit TT modeli 56. Veshjet e perdorura si kamuflim gjithashtu u sekuestruan se bashku me parate e vjedhura rreth 230 mije leke. U ndaluar edhe automjeti i perdorur ne grabitje nje makine e llojit Ford Fiesta me targa TR 9071.
I arrestuari i djeshem Admirim Elezi kishte vuajtur nje denim 8-vjecar ne Greqi dhe u rikthye ne atdhe vetem pas vdekjes se nenes. Gjendja e rende ekonomike dhe varesia nga substancat narkotike besohet se detyruan Elezin qe te zgjidhte rrugen e krimit per tu pasuruar.