Berisha Diktatura vrau per pushtet

TIRAN - Partia Demokratike ka mbledhur dje njerez nga e gjithe Shqiperia per te perkujtuar 20 vjetorin e shembjes se bustit te ish-diktatorit Enver Hoxha me 20 shkurt 1991. Nga te gjitha qytetet e medha jane raportuar nisje masive te autobuseve drejt kryeqytetit. Korrespondentet ne rrethe raportojne se nga sheshet kryesore te qyteteve Korce Pogradec Fier Librazhd Kavaje Durres dhe Shkoder jane nisur dhjetera autobuse me simpatizante te Partise Demokratike per te marre pjese ne mitingun festiv.
Nderkohe ne Tirane jane pare me shume se 120 autobuse nga rrethet te mbushur me punonjes te administrates shteterore te cilet kane marre pjese ne miting.
Tubimi festiv eshte organizuar nga Forumi Rinor i PD-se ne bashkepunim me Keshillin Rinor Shqiptar Keshillin Studentor dhe organizatat rinore te shoqerise civile. Per te arritur nje pjesemarrje sa me te madhe ka pasur dhe nje angazhim te deputeteve demokrate ne te gjithe zonat. Sic jemi mesuar te shohim tubimet politike as kesaj radhe nuk i kane shpetuar sjelljes se njerezve me liste.
Ne sheshin perpara stadiumit Dinamo prapa stadiumit Qemal Stafa tek Zogu i Zi dhe ne Stacionin e Trenit u parkuan automjetet e ardhura nga rrethet per tiu drejtuar mitingut te organizuar nga mazhoranca.
I lajmeruar si nje koncert festiv ky eveniment nuk mund ti shpetonte notave politike ndonese dites se zgjedhur per te festuar. Ne shesh valeviteshin dhjetera flamur te Partise Demokratike te Bashkimit Europian dhe te Shqiperise. Me forca shume me te pakta policie sic jemi mesuar te shohim tek demonstratat e Partise Socialiste mitingu festiv nuk u shoqerua me asnje incident. Per te terhequr me shume njerez organizatoret ftuan kengetaret me te njohur shqiptare si Juliana Pasha Tingulli 3nt iljeta Stine Flori Mumajesi Jonida Maliqi Anjeza Shahini Big Basta Eranda Libohova etj.
Fjalen hapese te mitingut e mbajti kengetarja iljeta Xhilaga e cila eshte edhe anetare e Keshillit Kombetar te Partise Demokratike. Deputetet e Partise Demokratike dhe ministrat e qeverise ishin te pranishem rreth podiumit te vendosur ne sheshin Nene Tereza. E para politikane qe u ngjit ne skenen e vendosur nga qeveria ishte deputetja demokrate Rajmonda Bulku e cila theksoi ne fjalet e saj se koha e sotme ka vetem nje emer dhe ai eshte Sali Berisha.
Ne fjalen pershendetese kryeministri Berisha krahas urimit qe percolli per shqiptaret sulmoi opoziten duke i cilesuar si bllokmene. Sipas tij bllokmenet ashtu si 20 vjet me pare kur cdo dite cdo ore cdo jave flisnin per popullin dhe ne emer te tij sot pas njezet vitesh njelloj si eterit pinjollet e tyre cdo ore cdo dite cdo jave qindra dhe mijera here flasin per popullin dhe ne emer te tij.
Kryeministri i konsideroi ata si mjerane dhe se nuk e kuptuan as dje dhe nuk kuptojne as sot se populli shqiptar nuk ka folur kurre me zerin e tyre se qytetaret e lire se populli i lire flet dhe do te flase me zerin e tij te lire. 20 vite pas permbysjes se diktatures me 21 janar te vitit 2011 bijte e eterve qe u permbysen me 20 shkurt te vitit 1991 do te ishin te vetmit ne Europen e pasluftes qe u sulen me gure drure zjarr e eksploziv per te permbysur qeverine legjitime te Shqiperise dhe deshtuan. Edhe njehere 21 janari ju mesoi ju se vota e lire e qytetareve eshte me e forte se cdo gure se cdo dru se cdo arme. Bij te eterve hoxhiste pushtet dhe dhune nuk do te merrni kurre ne kete toke. Liria eshte pasioni yne - deklaroi Berisha. Pas mbarimit te fjalimit ndonese koncerti festiv vazhdoi edhe per disa minuta pjesemarresit u larguan ne shtepite e tyre apo per te gjetur vendndodhjen e autobusit qe i solli per te shkuar atje nga u nisen.
Balla 20 shkurti per shqiptaret jo per Berishen
TIRAN - Partia Socialiste kujtoi dje se 200 mije shqiptare demonstruan paqesisht diten e premte me 18 shkurt kunder regjimit te Sali Berishes por edhe me te shumte do te protestojne ne ditet e javet ne vijim kunder kusarise e matrapazllekut te Saliut e Ilirit. Ne nje komunikim per mediat deputeti Balla tha se 200 mije shqiptare protestuan te premten por me shume do te protestojne ne ditet ne vijim kunder ketij regjimi qe flet per mrekulli ekonomike ne nje vend me 1 milion te papune.
Sot Sali Berisha ben feste por vetem nje muaj me pare vrau me gjakftohtesi me pushket e Gardes Republikane ashtu sic vrau Ahmadinexhadi ne Iran kater shqiptare te pafajshem qe ngriten zerin e demonstruan kunder regjimit te tij. Sot duhet te ishte nje feste per gjithe shqiptaret por aspak per Sali Berishen - deklaroi Balla. Sipas tij 20 shkurti duhet te ishte nje feste spontane e popullit dhe aspak nje miting i Sali Berishes ku arsimtare studente e punonjes te administrates nga anembane vendit ngjishen ne autobuse e nxirren ne shesh per te treguar sesa e do populli regjimin e Saliut.