Durrës, arrestohet i kërkuari për trafik klandestinësh

Autoritetet portuale të Durrësit kanë arrestuar një 40-vjeçar i cili ishte dënuar për trafik klandestinësh.
Mësohet se në pranga ka rënë Gazmend Vlladna lindur dhe banues në Shkodër.
Ai ishte shpallur në kërkim nga drejtoria e policisë së qarkut të Kukësit pasi ishte dënuar me 1 vit e 7 muaj burg për dhënie ndihme të kalimit të paligjshëm të kufirit.
Arrestimi i tij u bë në portin e Durrësit ndërkohë që materialet në ngarkim të tij i kanë kaluar prokurorisë.