Durrës, sekuestrohen 6.5 kg heroinë, 1 në pranga

Policia e Durrësit ka bërë të mundur sekuestrimin e 6.5 kg drogë dhe ka bërë të mundur arrestimin e poseduesit të saj.
Burime nga policia e qytetit bregdetar bëjnë me dije se droga e llojit heroinë është sekuestruar në afërsi të Urës së Dajlanit ndërsa është arrestuar edhe një person identiteti i të cilit ende nuk bëhet i ditur.
Mësohet se droga ishte e ndarë në qese dhe ishte futur në një çantë.
Ndërkohë pritet një konferencë për shtyp e policisë së Durrësit për të dhënë detaje të tjera të operacionit.