KE: Asnjë qytetari të Kosovës nuk do ti vlejë pasaporta biometrike serbe

Bruksel, 7 korrik, NOA - Pas shumë debatesh në Komisionin Evropian, është marrë vendimi që asnjë qytetari të Kosovës, pavarësisht kombësisë së tij, nuk do ti vlejë pasaporta biometrike serbe për të udhëtuar pa viza në Bashkimin Evropian.
Komisioni Evropian e ka marrë këtë vendim i vetëdijshëm se kosovarët pavarësisht kombësisë duke i përfshirë këtu edhe serbët që jetojnë në Republikën e Kosovës, do ta kenë të vështirë për tu pajisur me pasaportë ku i shkruhet adresa e banimit jashtë territorit të Serbisë.
n.e/NOA