Durrës, bllokohet trajleri me droge

Mbi 100 kilogramë hashash janë sekuestruar nga policia, ne portin e Durrësit. Lënda narkotike ishte fshehur ne një trajler qe vinte nga Maqedonia. Droga u zbulua vetëm pak momente para se mjeti te ngjitej ne traget për te lundruar drejt Italisë. Policia ka arrestuar edhe drejtuesin e mjetit, një shtetas maqedonas. Ekspertet kane nisur hetimet për zbulimin e anëtarëve te tjerë te rrjetit.
Shpërndaje