Operacioni Rruga e Vjeter kap 110 kg marijuane

Tirane 15 shkurt NOA 8211 Diten e djeshme Prokuroria per Krimet e Renda ne bashkepunim me drejtorite e Policise se Durresit Kukesit e Tiranes si dhe me autoritetet zviceriane pas nje hetimi te gjate finalizuan me sukses operacionin nderkombetar Rruga e Vjeter.
Si rezultat i ketij operacioni ne portin e Durresit u gjet dhe u sekuestrua nje sasi prej 110 kg lende narkotike e dyshuar marijuane e fshehur ne nje kamion me targa SK 751 UL dhe SK 858 TR qe drejtohej nga maqedonasi Goran Zhivkovikj.
Ne baze te hetimeve te kryera nga strukturat e mesiperme kjo sasi lende narkotike do te imbarkohej ne tragetin e linjes Durres-Bari me destinacion final Zvicren.
Ne saje te ketij operacioni u be i mundur arrestimi ne flagrance i drejtuesit te mjetit Goran Millorat Zhivkovikj vjec 38 lindur dhe banues ne Shkup te Maqedonise.
Si dhe u ekzekutua ndalimi per Bashkim Elshani vjec 35 lindur ne Peqan te Kosoves dhe banues ne Zvicer Burim Dervishaj vjec 30 lindur dhe banues ne Gllogjan te Kosoves Flurim Elshani vjec 34 lindur dhe banues ne Peqan te Kosoves Murat Osmanaj vjec 30 lindur dhe banues ne Kosove Aldo Morini vjec 54 lindur dhe banues ne Zvicer.
Arrestimi dhe ndalimi i tyre u be pasi akuzohen per kryerjen e vepres penale te Trafikimit te narkotikeve e kryer ne bashkepunim parashikuar nga nenet 283/a dhe 22 te Kodit Penal.
Materialet ne ngarkim te ketyre shtetasve i kaluan Prokurorise per Krime te Renda Tirane per veprime te metejshme proceduriale.
n.e/NOA
Lajme te ngjashmeKapen 5 kg marijuane pranga 2 poseduesveSekuestrohen 6 kg marijuane kapen 2 poseduesitGjirokaster sekuestrohet 1 ton marijuane 1 ne pranga 3 ne kerkimPengesa ndal 15 kg marijuane qe iknin ne Greqi Lidhje110 kg marijuane Operacioni Rruga e Vjeter