E Shtunë, 31 Tetor 2026

Librazhd, vret gruan dhe veten

Motivet e xhelozisë kane shkaktuar tragjedinë e radhës ne një familje ne Vulçan te Librazhdit. Burri ka vrare gruan dhe me pas i ka dhënë fund jetës duke u vetevarur. Ngjarja e rende ka ndodhur pasditen e se hënës, kur bashkëshortët Çepi, prindër te katër fëmijëve te martuar po ktheheshin nga puna ne are. Pas debateve te vazhdueshme, Sami Çepi e ka goditur te shoqen me gurë e sende te forta qe i përdornin gjate punës ne bujqësi. 55-vjeçari nuk është mjaftuar vetëm me vrasjen e te shoqes Behijes, por e ka hedhur trupin e 50-vjeçares ne një përrua. Me pas autori është larguar nga vendngjarja. Djemtë kane njoftuar ne polici zhdukjen e prindërve dhe vetëm pas hetimeve është zbuluar edhe krimi makaber. Trupi i pajete i gruas është gjetur ne vendin e quajtur ?Kodra e Çepit?. Forcat e policisë nisen kontrollet ne gjithë zonën për te arrestuar bashkëshortin vrasës. Por ne mesdite edhe ai u gjet i vetevarur ne një peme ne pyllin pranë fshatit.

Shpërndaje          

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›